Messi: Një ditë do të kthehem në Barcelonë

Lionel Messi e fitoi mbrëmë Topin e tetë të Artë duke shënuar rekord të ri, raporton KlanKosova. Ai gjeti kohë të fliste edhe për Barcelonën ku arriti sukses kulmor në karrierën e tij.

“Një ditë do të jetoj në Barcelonë, dhe do të jem afër klubit në një mënyrë ose tjetër”, ka thënë Messi.

“Do të jem i lidhur për atë shtëpi, dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhë”.

“Do të doja që të mund t’u thosha njerëzve lamtumirë në një mënyrë ndryshe”.

“Të kthehem te Barcelona si staf apo trajner? Të jem trajner nuk mendoj që është diçka që më tërheq”.