Më shumë vdekje sesa lindje në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 3632 lindje dhe 5199 vdekje, duke regjistruar shtim negative të popullsisë, transmeton Portalb.mk.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i lindjeve tyre është zvogëluar me 0.7 %, ndërkohë numri i vdekjeve është ulur për 0.6 përqind”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë, lindje më së shumti ka pasur në Kumanovë (217), Tetovë (188), Çair (170), Gazi Babë (144), Strugë (140) Aerodrom (138), Prilep (135),  Manastir (133), Qendra (130), Karposht (119), Gostivar (113), etj. Më së shumti vdekje ka pasur në Manastir (329), Kumanovë (217), Kisella Voda (196), Tetovë (188), Aerodrom (190), Gazi Babë (179), Veles (170), etj.

Në krejt komunat e Shkupit gjithsej ka pasur 1 132 lindje dhe 1 287 vdekje.