Me 76 vota pro, u miratua rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS

Rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste është miratuar me 76 vota pro në Kuvend, raporton EN. Po ashtu Rezoluta mori dy vota kundër, të cilët ishin deputetët Agron Shehaj e Dashnor Sula dhe asnjë abstenim. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.

Kjo rezolutë është kundërshtuar nga opozita, të cilët kanë deklaruar se është një tallje nga ana e qeverisë, e cila ka 11 vite në pushtet.

Më herët përfaqësues të Rithemelimit deklaruan se nuk mund të fshihet korrupsioni i qeverisë së kryeministrit Edi Rama përmes një rezolute.