Në Shkup u mbajt panairi për studime në Francë

Sot, më 30 tetor në Institutin Francez në Shkup u mbajtë panairi tradicional për studime në Francë. Veprimtaria ishte e hapur për vizitorët në orën 11:00, ndërsa zyrtarisht filloi në orën 12:00. Fjalë përshëndetëse pati ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, Cyril Baumgartner, i cili është ambasador i Francës dhe Marko Gjorgievski, drejtor i Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet – Erasmus+, transmeton Portalb.mk.

Në panair u takuan nxënës të shkollave të mesme të Maqedonisë, studentë, profesorë universitarë, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e lartë në Francë, apo të arrijnë bashkëpunim universitar.

Gjatë aktivitetit, informacionet e nevojshme për programet e studimit u zbuluan drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e universiteteve franceze të pranishëm në panair, si dhe informacione për të gjitha aspektet e jetës studentore në Francë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri theksoi se bashkëpunimin e mirë tradicional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës, e cila vërtetohet edhe në sferën e arsimit, ministri Shaqiri tha se mobiliteti i studentëve pasqyron rritjen e numrit të studentëve ndërkombëtarë në nivel global, inkurajuar nga rritja e kërkesës për kuadër me arsim të lartë, që është trend edhe tek ne.

“Një numër i madh i studentëve  të ardhshëm janë në kërkim të kualifikimeve të fituara në universitetet e huaja. Zgjedhja e cila varet nga cilësia e arsimit të ofruar dhe interesi për programet studimore. Vizitorët e Panairit me siguri do të dëgjojnë se disa universitete franceze janë renditur lartë në listën e Universitetit të Shangait, dëshmi që flet për cilësinë e lartë arsimore”, nënvizoi Shaqiri.

Ambasada Franceze, Instituti Francez në Shkup dhe Agjencia Shtetërore Franceze për Arsimin e Lartë në Kampus Franc nga Parisi janë organizatorët e Panairit, ku të pranishëm janë edhe përfaqësues nga universitetet shtetërore franceze, Shkollat ​​e biznesit, Shkolla e specializuar për inxhinierë dhe nga Universiteti i Shkencave Politike. Morrën pjesë dhe Agjencia Kombëtare për Programet Evropiane Arsimore dhe Mobilitet Erasmus+, Fakulteti Filologjik nga Shkupi përmes Katedrës së Gjuhëve dhe Letërsisë Rumane/Programit për Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Instituti Francez në Shkup dhe njësia e Kampus Franc në kuadër të Institutit, si dhe studentë aktual dhe të mëparshëm në Francë.