Mbi 9 përqind janë rritur çmimet e produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve në sektorin e bujqësisë në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, përkundër se çmimet e produkteve input janë ulur, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit shtator të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është zvogëluar për 2.4 %, ndërsa tek autputi vërehet rritje nga 9.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që te plehrat mineral kemi uljen më të madhe (7.8 %).

Enti theksoi që rritja e çmimeve te prodhimet bimore është 9.4 përqind, ndërsa te ato shtazore 8.9 përqind.

Në këtë periudhë, rritje më e madhe e çmimeve bimore është regjistruar te frutat dhe rrushi (18.8 %), perimet (10.4 %), ndërsa në blegtori e kemi rritjen te produktet me origjinë shtazore për 11.6 përqind.