Mbi 9 përqind janë rritur çmimet e konsumit në Maqedoninë e Veriut

Në qershor të këtij viti në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimit të konsumit për 9.3 % në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, ashtu që në disa sektorë kemi pasur rritje më të madhe e në disa tjera më pak, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në qershor 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje prej 9.3%, ndërsa indeksi i çmimeve të shitjes me pakicë shënon rritje për 5.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në krahasim me muajin maj të këtij viti, çmimet e harmonizuara të konsumit janë rritur për 1 përqind, ndërsa çmimi me pakicë për 0.7 %.

“Ulja e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit në qershor 2023, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar te vajrat dhe yndyrat për 0.8% dhe qumështi për 0.7%”, raportoi Enti.