Mbi 9 mijë vende të lira pune në Maqedoninë e Veriut, më së shumti vende të lira ka te shërbimet dhe shitjet

Në tremujorin e fundit të vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 9 518 vende të lira, ashtu që shkalla e vendeve të lira të punës është 1.90 përqind, transmeton Portalb.mk.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.44 % në sektorin F – Ndërtimtaria, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar që është 0.47 %”, theksoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Varësisht nga rajoni, në atë të Shkupit ka 4 967 vende të lira, ndërsa te Pellagonia 1 411. Më së shumti vende të lira ka te pjesa veprimtarisë për shërbime dhe shitje, kurse më së shumti kërkohen punëtorë te kompanitë që kanë më shumë se 250 të punësuar.