Maqedonia e Veriut do të hap një konsullatë të re në Shqipëri
Në mbledhjen e 97-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që të hapë një konsullatë të re në Shqipëri. Konsullata do të vendoset në Korçë, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria me propozim të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, mori vendim për hapjen e një konsullate të përgjithshme në Korçë, me juridiksion në të gjithë rajonin. Qytetarët duhet të kenë shërbime të shpejta dhe efikase, si dhe mbështetje për lidhjet kulturore, arsimore dhe ekonomike”, njoftoi Qeveria.
Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, vlerësoi se kjo konsullatë tregon se jemi të angazhuar për maqedonasit e Shqipërisë.
“Angazhimin për maqedonasit në Shqipëri nuk e shprehim me fjalë, por me vepra konkrete”, deklaroi Mucunski, duke paralajmëruar se përmes shërbimeve në konsullatë, qytetarët do të kenë mbështetje për lidhjet kulturore, arsimore dhe ekonomike.
Ndryshe, më 8 korrik në Strugë u hap Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë, në prani të ministrit shqiptar Igli Hasani dhe homologut maqedonas, Timço Mucunski.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut më 24 dhjetor të vitit 1993 kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.