“Gjatë gjithë procesit e kemi matur cilësinë e ujit dhe në këtë mënyrë ishte e mundur në vazhdimësi ndjekja e ndotjes së ujit dhe në kohë informimi i institucioneve për të marrë masa. Pas rezultateve të fundit të marra është konstatuar se janë pltoësuar kushtet që uji është i pijshëm”, tha Milanov.
Përndryshe, më 17 korrik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë lëshoi ndalesë për pirjen e ujit në Gostivar pasi u zbuluan pompa që drejtpërdrejt injektonin ujëra të zeza në sistemin e furnizimit me ujë. Inspektorët e AUV-së dolën në terren së bashku me policinë pasi u regjistrua një numër i rritur i qytetarëve me probleme me stomakun.
Disa ditë më vonë, më 20 korrik, drejtoresha e NP “Komunalec” nga Gostivari dhe dy punonjës të tjerë u ndaluan dhe kundër tyre u iniciua hetim për ndotjen e ujit në Gostivar. Ata dyshohen se me lëndë të dëmshme e kanë bërë të papërdorshëm ujin për pije në dhomën e tejmbushjes së sistemit që e furnizon me ujë Komunën e Gostivarit dhe disa fshatra përreth. Sipas hetimit më 25 qershor të dyshuarit kishin urdhëruar punonjësit të vendosnin tre pompa zhytëse në një kanal me ujë sipërfaqësor të ndotur pranë dhomës së tejmbushjes së ujit të pijshëm për ta testuar presionin e ujit.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mori mostra të ujit, por edhe pse rezultatet e analizave ishin gati Qeveria dhe Prokuroria nuk i publikuan menjëherë. Pas insistimit të gazetarëve Prokuroria Publike i publikoi rezultatet sipas të cilave uji në Gostivar ka qenë jashtëzakonisht i ndotur dhe nuk duhej të përdorej për asnjë qëllim. Në ujë u zbuluan “baktere koliforme 2.419,6 cfu/100 ml, ndërkohë që kufiri maksimal i lejuar është 50 cfu/100 ml, ndërsa në mostrat e marra nga burimi i ujit u konstatua se në ujë ka një numër të rritur të kolonive bakteriale mezofile aerobe dhe prani të baktereve koliforme, ku sipas standardeve duhet të ketë 0 cfu/100 ml, ndërsa në ujë u gjetën 39 cfu/100 ml. Bëhet fjalë për sasi jashtëzakonisht të madhe të fekaleve në ujin e pijshëm.
Dhjetëra banorë të Gostivarit për çdo ditë këkojnë ndihmë mjekësore.
- LEXO: Shtabi i Krizës: Pas disa javësh ndalesë, uji në Gostivar është i pijshëm (VIDEO)
- LEXO: “Uji ishte i yndyrshëm dhe të ngjitej në gojë”, golgota që po e përjetojnë banorët e Gostivarit i ka bërë ta humbasin besimin tek institucionet (VIDEO)
- LEXO: Pas padisë penale të LSDM-së për epideminë në Gostivar, vijuan akuzat nga Ministria e Shëndetësisë dhe drejtori i Inspektoratit Shëndetësor
- LEXO: LSDM ngriti kallëzim penal për ujin në Gostivar kundër katër udhëheqësve në shëndetësi
- LEXO: Avokati i Popullit hapi lëndë për ndotjen e ujit në Gostivar