Lajçak pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: Presim që të dyja palët të përmbushin plotësisht detyrimet e dialogut

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar në rrjetin social X se pas udhëtimit me diplomatët gjermanë, francezë, italianë e amerikanë kanë biseduar itensivisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb. Aleksandër Vuçiç, transmeton Euro News.

Ai shkroi se kanë theksuar rëndësinë për hetimin e 24 shtatorit, pra sulmit në Veri dhe kanë bërë thirrje për një normalizim të situatës që është shumë i nevojshëm e urgjent.

“Ne theksuam se sulmi i 24 shtatorit duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dyja palët të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut. Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të dialogut,” – shkroi Lajçak në X.

 

Në sulmin e policisë së Kosovës më 24 shtator në afërsi të fshatit Banjskë, në veri të Kosovës, mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku dhe disa të tjerë u plagosën. Në shkëmbimin e zjarrit mes policisë dhe grupit të armatosur, tre sulmues kanë vdekur, ndërsa në afërsi të Banjskës është gjetur një arsenal i madh armësh.

Qeveria e Kosovës fajëson Serbinë për këtë incident, ndërsa Beogradi zyrtar mohon çdo përfshirje.

Pesë ditë pas incidentit, më 29 shtator, Milan Radoiçiq, biznesmen dhe politikan nga veriu i Kosovës dhe ish-nënkryetar i Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, mori përgjegjësinë e plotë për organizimin e sulmit.