Ky është patriotizëm sot, Mickoski e tregoi prioritetin kryesor për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut

Mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar që lufta kundër korrupsionit është prioriteti i parë i qeverisë së tij, transmeton Portalb.mk.

“Patjetër duhet të ketë përgjegjësi për të gjitha dyshimet, për të gjitha dëshmitë që kanë ardhur ditëve të mëparshme për kryerjen e krimit në periudhën e kaluar”, deklaroi Mickoski.

Në lidhje me këtë prioritet, ai paralajmëroi takim pune që në ditët e para me ministrin për punë të brendshme, Pançe Toshkovski.

“Ndërkohë publikisht them dhe e përsëris në vazhdimësi se nuk do të ketë tolerim për asnjë anëtar të qeverisë ose ndonjë person të përzgjedhur që është përfshirë në afera të krimit ose korrupsionit”, deklaroi Mickoski.

Ai vlerësoi që patriotizëm sot është puna e ndershme, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

“Çdo përfshirje e çdo personi me kriminalitetin ose korrupsionit, personalisht prej meje do të dënohet. Nuk kemi hapësira për luks të tillë”, deklaroi Mickoski.

Hristijan Mickoski sot (18 qershor) në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar përbërjen për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut e cila do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.

Rikujojmë se pas zgjedhjeve të 8 majit, në kampin maqedonas VMRO-DPMNE doli fituese me 58 deputetë ndërsa në kampin shqiptar Fronti Evropian së pari me 19 deputetë por pas rivotimit me 22 maj mbeti me 18 deputetë. Megjithatë, Qeveria e re pritet të formohet jo me fituesin e kampit shqiptar, por me koalcionin shqiptar VLEN që kishte 13 deputetë por që fitoi një më shumë pas rivotimit, konkretisht ka 14 deputetë. Fonti Evropian kundërshton këtë veprim duke e quajtur “majorizim” nga pala maqedonase sepse po merret në pushtet partia me më pak deputetë, dhe ka lajmëruar se do të ndërmerr masa për të ndaluar këtë.