Kuvendi i RMV-së verifikoi mandatet e deputetëve Adnan Azizi dhe Imërlie Saliu-Fetai

Në seancën e dytë të legjislaturës së re u verifikuan mandatet e deputetëve Adnan Azizi dhe Imërlie Saliu-Fetai nga Koalicioni “VLEN” dhe u pranua Raporti i Komisionit Verifikues, i cili më herët në seancë konstatoi se nuk ka bazë për duke kontestuar verifikimin e mandateve të tyre, transmeton Portalb.mk.

Azizi u bë deputet në vendin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mandati i të cilit nuk u verifikua në seancën konstituive me kërkesë të tij, ndërsa Saliu-Fetai mori mandat deputeti pas rivotimit në disa vendvotime më 22 maj në Njësia e gjashtë zgjedhore.

Deputetët kanë miratuar edhe vendimin për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Sistemin Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve dhe Komisionit Ligjvënës dhe Juridik. Aleksandar Veljanovski është kryetar i Komisionit për Sistemin Politik dhe Ljupço Prenzov i Komisionit Legjislativ dhe Juridik.

Rikujtojmë se pas zgjedhjeve të 8 majit, në kampin maqedonas VMRO-DPMNE doli fituese me 58 deputetë ndërsa në kampin shqiptar Fronti Evropian së pari me 19 deputetë por pas rivotimit me 22 maj mbeti me 18 deputetë. 

Megjithatë, VMRO-DPMNE ka njoftuar se Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor jo me fituesin e kampit shqiptar, por me koalcionin shqiptar VLEN që kishte 13 deputetë por që fitoi një më shumë pas rivotimit, konkretisht ka 14 deputetë.

Në këtë drejtim, negociatat midis grupeve punuese të partive janë drejt fundit. VLEN gjithashtu ka bërë të ditur një pjesë të resorëve të cilat pritet t’i udhëheqin.

Fonti Evropian kundërshton këtë veprim duke e quajtur “majorizim” nga pala maqedonase sepse po merret në pushtet partia me më pak deputetë, dhe ka lajmëruar se do të ndërmerr masa për të ndaluar këtë.