Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski është thirrur në stacionin policor për bisedë informative

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka mbajtur një konferencë për mediat para MPB-së së Kumanovës në të cilën ka njoftuar se pas një raportimi anonim është thirrur në SPB-në e Kumanovës për rastin e supozuar të pagesave dhe shtesave të personave të punësuar në komunë, transmeton Portalb.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, dua t’ju njoftoj se sot kam qenë i ftuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kumanovës për bisedë lidhur me pagesat dhe kompensimet e personave të punësuar në Komunën e Kumanovës. SPB Kumanovë vepron me një raport anonim, i njëjti presion në vazhdimësi po bëhet mbi punën e komunës së Kumanovës dhe mbi mua si kryetar komune”, thekson Dimitrievski.

Si shtoi se synimi është të defokusohet nga aktivitetet e tij të përditshme.

“Sipas pretendimeve në raportim, përkundër faktit se punëtorët e Komunës së Kumanovës kanë vepruar në përputhje me ligjin, pagat janë paguar me dekada në komunë dhe metodologjia e llogaritjes është e njëjtë. Komuna ka nënshkruar edhe kontratë kolektive për punonjësit e saj, por unë sërish e kam dhënë dëshminë time. Gjithashtu, me kërkesë të personave që udhëheqin procedurën, ata do të marrin informacion shtesë. Unë e vlerësoj këtë si një shembull klasik abuzimi nga individë që menaxhojnë këtë dikaster për qëllime politike partiake të institucioneve. Shikoni, po ndodh një precedent, çdo ditë dorëzohen kallëzime penale anonime në MPB, nga MPB përfundojnë në Prokurorinë Themelore Publike, merren udhëzime, hapen lëndë që në fund nuk rezultojnë asgjë e resurset shpenzohen, ne i paguajmë ata njerëz që merren me këto aktivitete në ndërkohë shteti po zhytet në korrupsion. Dhe këtë e konfirmojnë të gjitha ambasadat përkatëse në vend”, tha Dimitrievski.

Ai i kërkoi prokurorisë të veprojë dhe të hapë një çështje, të zbulojë se cilët janë personat që shkruajnë raporte të tilla anonime.

“Mendoj se ka mundësi të mëdha se ka të bëjë me shumë thjeshtë procese të montuara që do të na defokusojnë nga aktivitetet tona të përditshme. Me afrimin e zgjedhjeve, presioni po rritet”, tha Dimitrievski.