Kosova do të ketë zgjedhje parlamentare më 9 shkurt

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar dekretin për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare më 9 shkurt të vitit 2025, transmeton Portalb.mk.

“Dekret për caktimin dhe shpalljen e zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2025”, njoftoi presidentja Vjosa Osmani.

Në Dekret rekomandohet që Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.