Konferencë për barazinë gjinore në mbrojtjen e mjedisit: Kur gratë përfshihen në menaxhim, rezultatet janë më të qëndrueshme

Në konferencën dy-ditore me temë “Barazia Gjinore në reduktimin e rreziqeve të fatkeqësive në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” e cila mbahet në Shkup diskutohet për rëndësinë e kuptimit të lidhjes mes barazisë gjinore dhe uljes së rrezikut nga katastrofat klimatike në vendet tona. Konferenca e cila organizohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka mbledhur bashkë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjës për çështjet gjinore dhe mundësi të barabarta si dhe për ato klimatike, ekspertë nga organizata joqeveritare vendase dhe të jashtme si dhe përfaqësues të sektorit privat, transmeton Portalb.mk.

Qendra Rajonale e UNDP-së në Stamboll, agjencitë dhe partnerët e OKB-së, donatorët dhe të tjerët, përmes sesioneve interaktive dhe paneleve të diskutimit, sot dhe nesër, ndajë praktikat dhe sfidat e tyre, duke tentuar të zbulojnë mundësitë për qasje të përgjegjshme ndaj gjinisë në institucionet për koordinimin e kornizës kombëtare për rreziqet klimatike dhe për çështjet gjinore (RKK).

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova foto nga Portalb.mk
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova foto nga Portalb.mk

“Gratë nuk janë vetëm viktima të ndryshimeve klimatike, por ato janë krijuese kryesore të rezistencës dhe qëndrueshmërisë. Duke fuqizuar rolin e gruas, përmes arsimit, mundësive ekonomike dhe politikave gjithëpërfshirëse, ne mund të ndërtojmë komunitete më të forta, më të qëndrueshme që t’i rezistojmë ndryshimet e sfidave klimatike”, tha Ministrja e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova.

Ambasadorja e Zvicrës në RMV, Veronika Hulman, tha se Pollogu është rajoni më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike, i cili është përballur me fatkeqësi të mëdha në vitet e fundit.

Në vitin 2015, infrastruktura dhe shumë banesa u shkatërruan, e kështu me radhë. Zvicra ka kërkuar nga UNDP-ja që të marrë pjesë në këtë projekt që të prezantojë një sistem gjithëpërfshirës për krijimin, forcimin e qëndrueshmërisë dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore në rajonin e Pollogut”, tha Hulman.

“Vlerësimi i kryer në kuadër të projektit, tregon se në rajone të tilla të rrezikuara nga fatkeqësitë, më shumë se 50 përqind e familjeve, burrat kanë fuqinë vendimmarrëse. Gratë janë më pak të përfaqësuara në këtë vendimmarrje, pakicat, gjithashtu familjet me të ardhura më të ulta kështu me radhë”, shtoi Hulman.

Ambasadorja e Zvicrës, Veronique Hulman foto nga Portalb.mk
Ambasadorja e Zvicrës, Veronika Hulman foto nga Portalb.mk

Zvicra mbetet e përkushtuar në rritjen e qëndrueshmërisë së Maqedonisë së Veriut ndaj fatkeqësive natyrore dhe promovimin e barazisë përmes projekteve, nënvizoi Hulman.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Armen Grigorjan, tha se janë mbledhur për të rikujtuar shpeshtësinë dhe ndikimin katastrofal të fatkeqësive natyrore në vendet tona.

“Ndikimi dhe shpeshtësia e tyre nuk kanë të njëjtin efekt te të gjithë njerëzit. Sidomos për gratë, grupet e cënueshme dhe personat me aftësi të kufizuar të cilat janë më pak të mbrojtura”, tha Grigorian.

“Duke nxitur partneritetin, duke ndarë njohuritë dhe përvojat, ne do të krijojmë një të ardhme me rezistencë më të madhe për të gjithë. Ne duhet të jemi të sigurt që politikat tona t’u përgjigjen nevojave të të gjitha gjinive, të gjitha grupeve dhe të mos lëmë askënd prapa në drejtim të reduktimit të rreziqeve të fatkeqësive, tha Grigorian.

Sipas tij, projekti për rajonin e Pollogut, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane, synon të forcojë kapacitetet për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe rezistencën ndaj klimës për burrat dhe gratë në rrjetin e rezistencës në rajonin e Pollogut.

Përfaqësuesi i UNDP-së në RMV-ut Armen Grigorian foto nga Portalb.mk
Përfaqësuesi i UNDP-së në RMV-ut Armen Grigorian foto nga Portalb.mk