Kompania e presidentit Amerikan Donald Trump krijoi një thesar Bitcoin me vlerë 2.5 miliardë dollarë

Trump Media and Technology Group ka bërë një marrëveshje me 50 investitorë institucionalë për të ngritur 2.5 miliardë dollarë për krijimin e një thesari Bitcoin tha kompania e presidentit Amerikan Donald Trump, raporton PCW.

Kompania tha se planifikon të vendosë Bitcoin në bilancin e saj së bashku me paranë ekzistuese, ekuivalentët e parave dhe investimet afatshkurtra, të cilat në fund të tremujorit të parë të vitit 2025 kapnin vlerën prej 759 milionë dollarësh.

Trump Media and Technology Group, e listuar në Nasdaq (me simbolin DJT), është operatori i platformës së mediave sociale Truth Social dhe markës FinTech Truth.Fi.

Kjo e fundit u krijua në janar dhe mori miratimin për të investuar deri në 250 milionë dollarë nga më shumë se 700 milionë dollarët që ka në rezerva të gatshme në instrumente tradicionale investimi, llogari të menaxhuara individualisht (SMA), fonde të tregtuara në bursë (ETF), bitcoin dhe “kriptomonedha të ngjashme ose letra me vlerë të lidhura me kriptovalutat.”