Kokainë në vlerë prej 10 milionë eurove u konfiskua nga policia e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Rreth 160 kilogramë kokainë e cilësisë së lartë është konfiskuar nga ana e policisë së vendit dhe ajo greke në aksionin në Greqi të koordinuar me DEA-n amerikane, raporton MIA. Vlera e kokainës vlerësohet në mbi 10 milionë euro.

Është shkatërruar grup i madh i organizuar kriminel i cili ishte ndjekur një periudhë të gjatë, ndërsa janë arrestuar disa shtetas grekë dhe të vendit tonë.

Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut konfirmojnë se në rrjedhë është një aksion i madh, por hollësi paralajmërojnë pas përfundimit të plotë.