Kjo video nuk tregon qytetarët e Egjiptit duke mbajtur ushqim dhe ujë në shpinë për palestinezët në Gaza

Bëhet fjalë për një video të vjetër që nuk është nga situata aktuale mes Hamasit dhe Izraelit. Kontrolluesit e huaj të fakteve thonë se videoja është më e vjetër dhe nuk pasqyron përgjigjen humanitare ndaj bllokadës së Izraelit të tetorit 2023. Kjo video është publikuar për herë të parë në rrjetin social Tik Tok më 31 gusht 2023 dhe titulli origjinal, si dhe krahasimi me video të tjera të ngjashme, tregojnë se bëhet fjalë për një operacion kontrabande në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook, në të cilin shpërndahet video material dhe thuhet:

Egjiptianët ua mbajnë palestinezëve ujin e pijshëm në shpinë pasi Izraeli ua ndërpreu furnizimin me ujë. Videoja është filmuar në kufirin e Egjiptit dhe Palestinës dhe njerëzit në video janë egjiptianë që mbajnë ujë të pijshëm në shpinën e palestinezëve pasi Izraeli ua ndërpreu furnizimin me ujë.

Video materiali është publikuar më 16 Tetor 2023.

Megjithatë, është një video e vjetër që nuk është e situatës aktuale mes Hamasit dhe Izraelit.

Siç shkruajnë kontrolluesit e fakteve të Lead Stories, nuk është e vërtetë që egjiptianët aktualisht po dërgojnë ndihma humanitare me ushqim dhe ujë në shpinë nga Egjiptit për në Gaza. Videoja në postim është më e vjetër dhe nuk pasqyron ndihmën humanitare, pra reagimin humanitar ndaj bllokadës nga Izraeli nga Tetori 2023. Kjo video, sipas Lead Stories, u publikua për herë të parë në rrjetin social Tik Tok më 31 Gusht 2023.

Titulli origjinal në video, si dhe krahasimi i video materialeve të tjera të ngjashme tregojnë se bëhet fjalë për një operacion kontrabande në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit. Në videon e publikuar më 31 gusht të këtij viti në Tik Tok, shihen simbole nga flamujt e Libisë dhe Egjiptit. Saloum ose Salum, është një fshat në Egjiptin veriperëndimor në kufirin me Libinë. Kjo nuk është askund afër Gazës, e cila kufizohet me verilindjen e Egjiptit.

Kontrolluesit e fakteve të Misbarit kanë rishikuar edhe këtë video e cila është paraqitur gabimisht që në 10 shtator 2023 me informacionin e rremë se bëhet fjalë për kufirin egjiptian-libian ku “mijëra egjiptianë që duan të punojnë në Libi ose duan të emigrojnë ilegalisht në Evropë po kalojnë atje.”

Vihet re se çantat që personat mbajnë në shpinë në video janë identike në formë, madhësi dhe ngjyrë dhe mbi to ka një simbol. E gjithë kjo është një tregues se këta persona po kalojnë kufirin si pjesë e një aktiviteti të organizuar dhe jo si pjesë e migrimit njerëzor.
Lead Stories nuk mund të përcaktojë saktësisht se çfarë ka brenda këtyre pakove, por nga video të shumta të ngjashme duket se është një operacion kontrabande siç përshkruhet në një punim të vitit 2017 të botuar në Jrevista e çështjeve ndërkombëtare “Praktika dhe kultura e Shwerit në kufirin midis Egjiptit dhe Libisë”. Në faqen 12 të këtij dokumenti, përshkruhen 4 lloje të kontrabandës dhe më i zakonshmi përputhet me atë të paraqitur në video nga postimi që po shqyrtojmë, raporton Lead Stories në rishikimin e tij.

Kontrolluesit e fakteve të Quint raportuan gjithashtu se videoja është e vjetër, që do të thotë para konfliktit të tetorit midis Hamasit dhe Izraelit.

Ekzistojnë katër forma të kontrabandës në kufi, të cilat kanë emra të ndryshëm dhe përfshijnë praktika të ndryshme. I pari quhet “Tigarat al-Shanta” dmth “tregti me thasë”. Tigarat al-shanta (kontrabanda me qese) është forma më e zakonshme dhe e pranuar e kontrabandës në trafikun e përditshëm në kufirin midis Egjiptit dhe Libisë, që është midis Saulum dhe Amsaad. Është një formë tregtie dhe shkëmbimi që praktikohet nga burrat që udhëtojnë në Libi për dy ditë dhe kthehen në Egjipt me një qese të mbushur me çaj, rroba, cigare, telefona celularë kinezë dhe mallra të ngjashme, shkruan Lead Stories.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Videoja nuk tregon egjiptianët që mbajnë ujë dhe ushqim në shpinë për palestinezët në Gaza, pas situatës së fundit midis Hamasit dhe Izraelit.