Këta do të jenë gjyqtarët e ndeshjes gjysmëfinale mes Shkëndijës së Tetovës dhe Shkëndijës së Haraçinës

Në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë do të luhet ndeshja ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Shkëndijës së Haraçinës. Ndeshja e parë do të luhet nesër duke filluar prej orës 14:00, transmeton Portalb.mk.

Gjyqtari i kësaj ndeshje do të jetë Benjamin Qerimi nga Shkupi, ndërsa ndihmës do të jetë Goce Petreski dhe Vjollca Izeiri. Referi i katërt është Marjan Dejanoski.

Ndeshja e parë do të luhet në Shkup, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 6 maj.

Në gjysmëfinale të Kupës do të përballet edhe Ohri me Sileksin. Kjo ndeshe do të fillojë prej orës 12:00.