Këshilli Rinor Kombëtar i RMV-së: Përfshirja thelbësore e të rinjve në krijimin e politikave publike është e rrallë

Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë (KRKM) publikoi analizën me titull “Indeks për përfshirje sociale të të rinjve në nivel lokal 2023 – 2024”. Analiza rendit komunat sipas performancës së tyre në drejtim të mbështetjes së përfshirjes dhe barazisë së të rinjve. Sipas KRKM-së, kjo renditje shërben si një mjet për të identifikuar fushat që kërkojnë përmirësim dhe për të nxjerrë në pah praktikat e suksesshme që mund të përsëriten në komunat e tjera, transmeton Portalb.mk.

Vetëm 16% e komunave kanë këshilla rinore funksionael, rrallë i targetojnë të rinjtë si grup i posaçëm targeti, ndërsa vetëm 4% e komunave radhiten si të shkëlqyera në përfshirjen e të rinjve në politikat publike. Shumë nga komunat përmbushin detyrimet e tyre ndaj të rinjve pjesërisht ose fare. Nota mesatare e përfshirjes sociale të të rinjve në nivel lokal është 41%, kurse më lartë e ranguar është Komuna e Ohrit.

Këtë e tregon analiza e titulluar “Indeksi për përfshirje sociale të të rinjve në nivel lokal 2023-2024” i përgatitur nga Këshilli Nacional Rinor i Maqedonisë (KNRM).

“Analiza e indeksit rangon komunat sipas performancës së tyre në mbështetjen e përfshirjes dhe barazisë së të rinjve. Ky rangim shërben si një mjet për të identifikuar fushat që kërkojnë përmirësim dhe për të nxjerrë në pah praktikat e suksesshme që mund të përsëriten në komunat e tjera. Për analizën u zhvillua një grup indikatorësh, të shpërndarë në 4 grupe interesi, si dhe një mënyrë monitorimi dhe grumbullimi i informacionit rreth tyre”, sqaroi KNRM.

Në hulumtim u përfshin të gjitha 80 komunat në Maqedoni. Prej tyre, si komuna miqësore janë kualifikuar si komuna miqësore Komuna e Ohrit, Gostivarit, Kriva Pallankës, Strumicës dhe Gjevgjelisë.

Nga zonat e hulumtuara, siç informon KNRM, komunat kanë performuar më së miri në qasjen në shërbime, ku 40% e tyre janë ranguar si të mira dhe të shkëlqyera. Më lartë të ranguar në këtë fushë janë Ohri, Velesi, Manastiri, Strumica dhe Gostivari.

Sa i përket qasjes në informata, 31% e komunave janë të shkëlqyera, kurse më të mirat janë Kisella Voda, Ohri, Berova, Zërnovci dhe Dojrani. Ndërsa, sa i përket përfshirjes së të rinjve në politikat publike, vetëm 4% e komunave si Ohri, Zelenikova dhe Tetova janë të shkëlqyera.

Ndërkaq, në raport me formimin e këshillave rinor, vetëm në 16% të komunave funksionojnë këshillat, përfshirë këtu Komunën e Tearcës, Zelenikovës, Gostivarit, Lozovës dhe Gjevgjelisë.

“Analiza e pjesëmarrjes së të rinjve në nivel lokal tregon sfida të theksuara në përmbushjen e detyrimeve ligjore nga Ligji për Pjesëmarrjen Rinore dhe Politikat Rinore, si dhe në zbatimin e masave të parapara me Strategjinë Kombëtare për Rininë. Pavarësisht afateve të përcaktuara, shumë komuna i përmbushin këto detyrime vetëm pjesërisht ose aspak. Përfshirja substanciale në krijimin e politikave publike është një gjë e rrallë”, thekson KNRM.

Përveç kësaj, ata shtojnë se komunat rrallë i targetojnë të rinjtë si target grup i veçantë dhe kanalet e komunikimit nuk janë të përshtatura për nevojat e tyre. Mbështetja financiare për të rinjtë, thonë ata, zakonisht fokusohet në klube sportive, bursa për të rinj dhe lloje të ngjashme financimi dhe mbështetje për të rinjtë.

“Analiza e pjesëmarrjes së të rinjve në nivel lokal zbulon nevojën e ndryshimeve të rëndësishme për përmirësimin e përfshirjes së të rinjve”, konkludojnë ato.

Emërimi i zyrtarëve për të rinj me fokus të veçantë në çështjet për të rinj, zhvillimin e veglave inovative për pjesëmarrje të të rinjve dhe përmirësimin e qasjes në veglat aktuale për pjesëmarrje të qytetarëve me rekomandimet që i japin nga KNRM për ballafaqim me këtë situatë.

“Komunat duhet të planifikojnë fondet buxhetore për mbështetjen e të rinjve dhe krijimin e qendrave rinore, me rastin e përgatitjes së buxheteve për planifikimin e projekteve dhe fondeve për mbështetjen e të rinjve, të përmbushin obligimin e tyre prej 0.1% të buxhetit komunal që do të ndahen për çështjet rinore. Futja e mjeteve digjitale dhe përmirësimi i bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile janë gjithashtu vendimtare për pjesëmarrjen efektive të të rinjve”, sqaroi Këshilli Rinor.