Kemi Badenoch u bë liderja e parë me ngjyrë e Partisë britanike Konservatore

Kemi Badenoch është bërë liderja e re e konservatorëve dhe gruaja e parë me ngjyrë në krye të kësaj partie të madhe politike në Britani të Madhe, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ajo e ka fituar garën me premtimet për ta kthyer partinë në parimet themelore.

Badenoch, 44-vjeçare, zëvendëson ish-kryeministrin Rishi Sunak, dhe është zotuar për ta udhëhequr partinë në një periudhë rigjenerimi, pas humbjes në zgjedhjet e përgjitshme të korrikut në Britani.

Në krye të Partisë Konservatore, Badenoch pritet të sfidojë, çfarë quan ajo, të menduarit institucionalist të majtë, dhe që është koha të mbrohen parimet e fjalës së lirë dhe tregut të lirë.

Badenoch është liderja e pesë e konservatorëve prej mesit të vitit 2016.

Ajo i ka fituar 57 për qind të votave brenda partisë, në rundin e fundit të garës që ka zgjatur një muaj.

Ajo e ka mposhtur në fund ministrin për Imigrim, Robert Jenrick, i cili i ka fituar 43 për qind të votave.

Kryeministri laburist i Britanisë, Keir Starmer, e ka mirëpritur fitoren e saj, duke thënë se “liderja e parë me ngjyrë e një partie të Uesministerit, përbën moment krenarie për shtetin tonë”.

Vetë Badenoch ka thënë publikisht se nuk preferon të ketë fokus në racën e saj.

E pyetur në Partinë Konservatore më herët gjatë viti se si do të ndihet nëse bëhet gruaja e parë me ngjyrë në krye të partisë, ajo ka thënë se dëshiron që “ngjyra e lëkurës të mos ketë më shumë rëndësi sesa ngjyra e flokëve apo e syve”.

Me një fillim jo shumë të lehtë të laburistëve në udhëheqje të shtetit, disa konservatorë besojnë secilën herë e më shumë se mund të kthehen në pushtet në zgjedhjet e radhës, që do të duhen të mbahen më 2029.