Katy Perry do të performojë në Sunny Hill Festival në Prishtinë (Video)

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë ylli kryesor i edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival në Prishtinë, transmeeton Portalb.mk.

Lajmi u bë i ditur nga rrjetet sociale të festivalit përmes pubblikimit të një video-bisede midis Dua Lipës dhe Katy Perryt, ku kjo e fundit e konfirmoi pjesëmarrjen në Sunny Hill. 

Në festival do të jetë e pranishme edhe Dua Lipa, nuk dihet nëse ajo do të performojë gjatë festivalit apo do ta ndjekë festivalin nga publiku. 

Sunny Hill Festival 2026 do të mbahet në Prishtinë më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.