Katër ekipe në garë për të luajtur sezonin tjetër në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut
Në dy qytetet e Maqedonisë së Veriut të dielën do të luhen dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në Ligën e Parë në futbollin e RMV-së. Në garë është Skopje, Shkëndija e Haraçinës, AP Brera dhe Pelisteri, raporton Portalb.mk.
Në Kavadar do të luhet ndeshja ndërmjet Pelisterit dhe Shkëndijës, ndërsa në Manastir ndeshja ndërmjet AP Brerës dhe Skopjes. Ndeshjet do të luhen më 31 maj, duke filluar prej orës 16:30.
Fituesit e këtyre ndeshjeve do të marrin pjesë në Ligën e Parë, ndërsa humbësit do të vazhdojnë në Ligën e Dytë.