Kanë mbetur edhe pak ditë: Aplikoni për pjesëmarrje në trajnim dhe udhëtim në SHBA
Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në afatin përfundimtar (08.11.2024) për aplikimin për të marrë pjesë në trajnimin për gazetarinë e të dhënave dhe vizualizimin e të dhënave përmes të cilit pjesëmarrësit më të mirë do të kenë mundësinë të shkojnë për vizitë njëjavore në SHBA, transmeton Portalb.mk.
Trajner do të jetë gazetari i shquar i “New York Times”, Robert Gebeloff, i cili gjithashtu ligjëron në gazetarinë e të dhënave në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin Columbia në Nju Jork.
Roberti është fitues i çmimit George Polk 2015 dhe ishte finalist për çmimet Pulitzer 2015 dhe 2016 për temat e projekteve që lidhen me sistemin ligjor amerikan. Ai ka punuar për The New York Times që nga viti 2008.
Përveç Gebelof, trajnerë do të jetë edhe Goran Rizaov, redaktor në Agjencinë e Lajmeve Meta.
Të gjithë të rinjtë e moshës 18 deri në 29 vjeç mund të 1121aplikojnë për trajnim duke plotësuar formularin në këtë link: https:icfj.tfaforms.net/4995004.
Vini re, për të dorëzuar aplikim ju duhet të krijoni një llogari në platformën Submittable. E gjithë procedura zgjat 1 deri në 2 minuta. Për më tepër, platforma Submittable mund të përdoret gjithashtu për të dorëzuar aplikacione për mundësi të tjera të ofruara nga Qendra Ndërkombëtare për Gazetarët (ICFJ).
Trajnimi do të mbahet nga 13 deri më 15 nëntor në Shkup dhe do të mbahet në gjuhën angleze. Të gjitha shpenzimet për këtë trajnim, duke përfshirë transportin deri në ambientet e organizimit, akomodimin në hotel, si dhe tre vakte në ditë, sigurohen nga organizatori Fondacioni Metamorfosis.
Ky trajnim është pjesë e programit “Gazetaria për gjeneratën e re: Program për trajnim mediatik” të Fondacionit Metamorfozis në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (ICFJ), me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.
Pjesëmarrësit do të mësojnë për të gjithë procesin e punës me të dhënat, nga gjetja, shkarkimi, pastrimi, analizimi dhe vizualizimi. Do të mësoni se si të përdorni mjete të avancuara për këto qëllime që janë falas për t’u përdorur. Ndër të tjera, në punëtori do të shfaqen edhe bazat e softuerit të vizualizimit të të dhënave – R. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, dhe të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë punëtori mund të aplikojnë në këtë LINK.