Kallas: Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, “farsë”
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian tha sot se zgjedhjet e fundit në Bjellorusi ishin “një farsë. Duke folur në Bruksel përpara një takimi të Ministrave të Jashtëm të BE-së, Kaja Kallas tha se ishte takuar me udhëheqësen e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya për të diskutuar zgjedhjet e së dielës, të cilat i dhanë presidentit autoritar Alexander Lukashenko një mandat të 7-të në pushtet, raporton Zëri i Amerikës.