Jashari: në konferencën “Cyber Zero” në Prishtinë: Nevojiten mekanizma të fuqishme për verifikimin e fakteve

Forcimi i sigurisë kibernetike rajonale është synim drejt të cilit Fondacioni “Metamorfozis” ka kohë që fokuson kapacitetet e tij. Kështu ka theksuar drejtori ekzekutiv Fondacionit, Bardhyl Jashari, i cili mori pjesë në konferencën “Cyber Zero”, e cila u mbajt në Prishtinë nga data 4 deri më 5 mars, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja e cila u organizua nga Shoqata Shqiptare e Sigurisë Kibernetike, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, mblodhi së bashku ekspertë dhe politikëbërës nga i gjithë rajoni, të cilët diskutuan çështje urgjente në sigurinë kibernetike dhe shqetësimin në rritje për dezinformatat digjitale..

Jashari dha një kontribut të rëndësishëm në panelin për inteligjencën artificiale dhe dezinformatat, duke ndarë njohuri të nga Maqedonia e Veriut lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) si për të mirë ashtu edhe për dëmet.

Ai foli për shembuj konkretë në të cilët inteligjenca artificiale përdoret për të përhapur dezinformata, veçanërisht rreth periudhave kritike të zgjedhjeve, për të shtrembëruar realitetin dhe për të ngatërruar publikun. Ai theksoi performancën e fuqishme të inteligjencës artificiale në kohët moderne, duke vënë në dukje se teknologjia që më parë përdorej për të mashtruar dhe manipuluar tani është edhe më e fuqishme.

Gjatë diskutimit, Jashari foli për sfidat me të cilat përballen shoqëritë pasi dezinformimi bëhet më i sofistikuar dhe nevojitet një qasje më gjithëpërfshirëse për t’u përballur me të.

Drejtori i “Metamorfozës” bëri thirrje për një qasje gjithëpërfshirëse sociale në luftën kundër dezinformimit. Ai tha se edhe pse edukimi digjital dhe mediatik janë thelbësore për përgatitjen e qytetarëve për të lundruar në kompleksitetin e botës digjitale, këto masa janë të pamjaftueshme. Sipas tij, nevojiten mekanizma të fuqishëm të verifikimit të fakteve dhe ai theksoi analizën narrative si vendimtare në dallimin e së vërtetës nga gënjeshtra dhe mbrojtjen e proceseve demokratike.