Izraeli kreu sulme ajrore në Damask
Izraeli ka kryer sulme ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, dhe pranë një objekti të ushtrisë në afërsi të Homsit, tha Ministria siriane e Mbrojtjes, teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi rajonin e Lindjes së Mesme duke kërkuar që të ndalen luftimet, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Sulmet izraelite goditën lagjen Karf Sosa në qendër të Damaskut dhe një objekt të ushtrisë në Homs, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur shtatë të tjerë, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.
Ministria tha se sulmet kanë shkaktuar “dëme materiale”, por nuk ka dha më shumë detaje. Më herët gjatë 24 tetorit, media shtetërore siriane raportoi se janë dëgjuar shpërthime në Damask, pasi Izraeli goditi një ndërtesë banimi në Karf Sosa.
Izraeli zakonisht nuk komenton për raportime specifike të sulmeve në Siri.
Për vite të tëra, Izraeli kryen sulme ndaj caqeve të lidhura me Iranin në Siri, por ka intensifikuar sulmet që kur ka nisur luftën në Gazë më 7 tetor 2023, duke vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.
Një ditë më herët, Izraeli sulmoi periferitë e Bejrutit dhe Hezbollahu.
Që kur ka nisur luftën në Gazë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi. Por, në fillim të tetorit situata u përshkallëzua dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut.