Izraeli dëboi mijëra palestinezë nga Gaza që punonin në vend

Mijëra palestinezë që punonin në Izrael dhe Bregun Perëndimor të pushtuar u kthyen në Gaza sot pasi u njoftua nga kryeministri Benjamin Netanyahu. Dëshmitarët okularë thanë se disa prej tyre u kthyen në Gaza përmes një kalimi kufitar në lindje të vendkalimit Rafah, transmeton Portalb.mk.

“Ata punëtorë nga Gaza që u ndodhën në Izrael në fillim të luftës do të kthehen në Gaza”, tha zyra e Netanyahut.

Punëtorët që u kthyen në Gaza thanë se ata u arrestuan dhe u keqtrajtuan nga autoritetet izraelite pas sulmit të Hamasit.

“Ne u shërbyem atyre, ne punuam për ta nëpër shtëpi, restorante dhe dyqane me pagat më të ulëta dhe pavarësisht kësaj, ne u poshtëruam,” tha Jamal Ismail, një punëtor nga kampi i refugjatëve Magazi në Gazën qendrore.

Kjo vjen pasi qeveria izraelite njoftoi se nuk do të ketë më punëtorë palestinezë nga Gaza në Izrael. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 18.500 palestinezë nga Gaza kishin leje për të hyrë në Izrael.