Italia do të investojë 1 miliardë euro në inteligjencë artificiale

Kompania shtetërore Italiane Cassa Depositi e Prestiti (CDP) do të investojë 1 miliardë euro përgjatë 5 viteve të fundit në inteligjencë artificiale dhe siguri kibernetike, transmeton PcWorld.

Qeveria në Mars njoftoi synimet e saj për krijimin e një fondi për promovimin e projekteve në inteligjencë artificiale ndërsa Italia si kryesuese e grupit të G7-ës do të përqendrohet tek impakti që inteligjenca artificiale ka në vendet e punës.

CDP do të investojë 580 milionë euro në startupe dhe 300 milionë euro të tjera do të bëhen të disponueshme për kompanitë që duan të zgjerohen jashtë vendit.

120 milionë euro të tjera do ti dedikohen transferimit të teknologjisë, kryesisht për projektet kërkimore universitare.

Për periudhën 2024-2028 fondi planifikon të investojë një total prej 8 miliardë euro.

“Inovacioni italian ka rrënjë të forta dhe të para të shumta shkencore dhe teknike, tani është koha për t’u rikthyer për të luajtur një rol udhëheqës në ekonominë ndërkombëtare, duke rikuperuar vizionin dhe konkurrencën,” tha shefi ekzekutiv i CDP Venture Capital Agostino Scornajenchi.