Interpelanca kundër Toshkovskit sot para deputetëve

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot do të diskutojnë për interpelancën kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovskit, të dorrëzuar nga partia E Majta (Levica), transmeton Portalb.mk.

Në interpelancë, nga Levica e akuzojnë Toshkovskin për sabotim të hetimeve, drejtësi selektive, punë joprofesionale të policisë dhe konflikt interesi.

Kjo është interpelanca e dytë që e Majta opozitare ka ngritur kundër punës së Ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski.

E para u ngrit vitin e kaluar, menjëherë pas tragjedisë në Koçan, por deputetët e refuzuan me 72 vota “kundër” dhe vetëm 20 “pro”.