Instituti Francez dhe “Metamorfozis” më 25 shkurt në Shkup do të organizojnë debat për besimin në media
Me rastin e edicionit të 11-të të ngjarjes “Nata e Ideve”, Instituti Francez në Shkup, Fondacioni “Metamorfozis” dhe Fakulteti Ekonomik, kanë organizojnë debat me titull “Media dhe rrjetet sociale: rikthimi i besimit” të mërkurën, më 25 shkurt 2026, në orën 12:30, në sallën e Fakultetit Ekonomik në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Panelistë në debat do të jenë Lavinija Abot, redaktore në ekipin evropian të AFP-së Fact Çek,Vinsent Kuron, drejtor i Le Surlinje-s, avokat dhe profesor universitar, dhe Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”.
Moderatore a ngjarjes do të jetë gazetarja Nevena Popovska.
Fjalë hyrëse do të mbajë Mijalçe Santa, dekan i Fakultetit Ekonomik në Shkup
Debatin do ta hapë zyrtarisht Kristof Lë Rigoler, ambasador i Francës në RMV.
Ngjarja mbahet me përkthim simultan.