Hulumtim: Të rinjtë e RMV-së kanë nevojë për arsimim politik

Te të rinjtë në RMV ekziston mbushje serioze autoritare, veçanërisht kur bëhet fjalë për vlerat që i prekin, tema etike/nacionale ose menaxhim demokratik me shtetin. Ky është indikator për nevojën e arsimimit politik. Thuhet në hulumtimin e Fondacionit për Demokraci i Vestminster, sipas të cilit 57% e të rinjve nuk janë fare të interesuar që t’i ndjekin ngjarjet politike, njofton Portalb.mk.

Analiza për arsim politik në Maqedoninë e Veriut, e cila është prezantuar në debatin e ekspertëve në kuadër të bashkëpunimit me Qendrën Presidenciale për Arsim Politik, tregon se edhe në programet arsimore për arsimim fillor dhe të mesëm në sistemin tonë arsimor, temat e fushës së arsimimit politik janë të disperzuara në më shumë lëndë si: arsimi qytetar, sociologji dhe hyrje në drejtësi.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i cili mori pjesë në ngjarjen, paralajmëroi reforma me qëllim që të rinjtë në mënyrë të rregullt të udhëzohen.

“Vijon reforma më e madhe në arsimin fillor që deri më tani ka ndodhur te ne. Do të ketë më shumë lëndë zgjedhore në pajtueshmëri me interesat dhe afinitetet e nxënësve. Qëllimi i reformës është projektuar që t’i udhëzojë të rinjtë që më shumë të mësojnë për demokracinë, multikulturalizmin, i mëson të jenë tolerantë dhe në mënyrë më paqësore t’i zgjidhin konfliktet, por edhe t’i zgjidhin konfliktet, dhe t’i respektojnë dallimet. Jemi në pajtim me Byronë për Zhvillim të Arsimit se është e nevojshme të avancohet arsimimi politik dhe futjen e tij në klasat më të larta dhe në shkollat e mesme që presim të futet në vitin shkollor 2024/2025”, tha Shaqiri.

Sipas Zekirija Hasipit, drejtor i Byrosë për Zhvillim të Arsimit, reformat e filluara në arsim nuk do të jenë të plota pa arsimimin politik dhe se Byroja angazhohet për futjen e arsimimit politik në sistemin arsimor.

“Arsimimi politik është i rëndësishëm për më shumë arsye pasi që e zhvillon vetëdijen qytetare dhe i nxit të rinjtë të jenë qytetarë më aktivë, të formojnë mendim politik, të analizojnë ide dhe ideologji politike, të marrin pjesë në jetën publike, t’i analizojnë proceset politike dhe vendimet që të formojnë mendime personale. Byroja angazhohet që sa më shumë përmbajtje të arsimimit politik të integrohen në lëndët e mësimit të rregullt”, tha Hasipi.

Profesori Nenad Markoviq, theksoi se mungesa e socializmit politik përkatës te të rinjtë, por edhe mungesa e përgjithshme e kapaciteteve demokratike në shoqërinë maqedonase në mënyrë negative ndikon ndaj qëndrimet dhe vlerave të grupeve të rrita, përfshirë edhe të rinjtë.

“Futja e lëndës Arsimimi politik në të gjitha shkollat e mesme, por edhe investimi në kuadrin e kualifikuar arsimor janë faktorët më të rëndësishëm të cilët e rrisin efektivitetin e arsimimit politik ndaj kulturës politike, vetëdijes demokratike dhe participitetit politik te të rinjtë”, tha profesori Ivan Damjanovski.

Drejtoresha e Fondacionit për Demokraci të Vestminster, Dona Kosturanova, konkludoi se investimi në arsimimin politik te gjenerata e re është e domosdoshme që të sigurohen kushte për zhvillim demokratik, pjesëmarrje civile dhe kujdes për liritë politike dhe qytetare për sot dhe të ardhmen.

“nevojitet futja e përmbajtjeve nga fusha e arsimimit politik në shkollat e mesme, që nxënësit e shkollave të mesme të jenë të informuar dhe qytetarë të angazhuar”, tha Kosturanova.

Rekomandimet e analizës janë të fokusuara në ndjekjen e gjendjeve arsimore dhe zhvillimit të shkathtësive te nxënësit me qëllim të mbindërtimit të përmbajtjeve arsimore dhe ofrimit të mbështetjes së qasjeve tjera të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në edukimin politik, si organizimi i nxënësve dhe të rinjve, por edhe për edukimin mediatik.