Grkovska: Nëse gjithçka shkon siç duhet, vitin e ardhshëm do të kemi letërnjoftim elektronik

Plani dhe koncepti për letërnjoftim elektronik tanimë janë gati. Ai është sistem i cili patjetër të bëhet sipas urdhëresave evropiane dhe nëse shkon gjithçka siç duhet, vitin e ardhshëm do të kemi letërnjoftim elektronik. Këtë e tha në brifingun e sotëm me gazetarët, zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska, ekipi i së cilës punon në Ligjin për Veprimtari Arkivore dhe e-letërnjoftim, njofton Meta.mk.

“Aktivitetet lidhur me letërnjoftimin elektronik, i bëjmë me Ambasadën e SHBA-së. Koncepti, të cilin MPB duhej ta kishte tërësisht të qartë, është gati. Tani eksperti i Estonisë do të vijë në fund të këtij muajit dhe duhet të shihet nëse gjithçka është në pajtueshmëri me urdhëresat evropiane. Tani, Ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës duhet ta bëjë Strategjinë për Siguri Kibernetike”, tha Grkovska.

Ajo informoi se vijon specifikimi teknik, gjegjësisht tenderi ndërkombëtar për çka MPB do ta udhëheqë procesin.

“Kjo mungon në sistemin tonë. Kur të konstatohet se nuk ka argumente për procedurë penale, atëherë personi i cili në mënyrë disproporcionale ka fituar pronë, do të duhet në procedurë civile të dëshmojë si e ka fituar pronën. Qëllimi është që të ngushtohet hapësira për keqpërdorim dhe krimi të dënohet. Në këtë proces janë të përfshira Ministria e Drejtësisë, Prokuroria, ekspertët. Në bazë të përvojave ndërkombëtare do të bëhet ligji”, tha Grkovska.

Zëvendëskryeministrja, në brifing theksoi se gjendjet në gjyqësor janë shqetësuese dhe se nevojitet përmirësim i praktikës së deritanishme gjyqësore.

“Patjetër të ndryshohet ligjet për Këshill Gjyqësor, për Prokurorë Publik. Nevojitet të ashpërsohet sistemi MERIT, sipas të cilit avancohet gjyqësori. Duhet që të ketë kritere të veçanta për zgjedhje. Duhet në mënyrë precize të konstatohet se çfarë do të thotë ajo jurist i dalluar gjatë zgjedhjes së gjykatësve dhe prokurorëve”, tha ajo.

Ndryshe, prej dje, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të marrin certifikatë për nënshtetësi në formë elektronike në e-mail adresë dhe telefon celular. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sqaroi se kërkesat për certifikatë për nënshtetësi mund të dorëzohen në formë elektronike, në emër personal ose për çdo fëmijë të mitur, ndërkaq shërbimi është i qasshëm në ueb-faqen uslugi.gov.mk, në dokumente personale, dokumente dhe nënshtetësi.