Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut nga 4 marsi do t’i transmetojë drejtpërdrejt seancat

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 4 marsi, nis me transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave, transmeton Portalb.mk.

Publiku do të mund t’i ndjekë seancat në kohë reale përmes faqes zyrtare të internetit, si dhe përmes kanaleve të Gjykatës në YouTube dhe Facebook.

Siç bëjnë të ditur nga Gjykata, në këtë mënyrë qytetarët do të kenë mundësi që në kohë reale të ndjekin rrjedhën e diskutimeve, argumentet në procesin e vendimmarrjes dhe mënyrën se si merren vendimet me rëndësi për rendin juridik.

Nga Gjykata theksojnë se vendimi është miratuar me shumicë votash nga përbërja aktuale, me qëllim përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, si dhe forcimin e besimit në shtetin e së drejtës.