Gjitha shkollat e Maqedonisë së Veriut do të furnizohen me mjete për lëndën e historisë dhe gjeografisë, premtoi ministri Shaqiri

Ministri për Arsim dhe Shkencë, Jeton Shaqiri, premtoi që të gjithë shkollat fillore në Maqedoninë e Veriut do të furnizohen me mjete mësimore dhe ndihmëse për histori dhe gjeografi, transmeton Portalb.mk.

“Kabinetet për këto lëndë për momentin  janë duke u  pajisur me lloje të ndryshme harta gjeografike dhe historike, globe, modele të sistemit diellor, busulla dhe të gjitha pajisjet që janë të nevojshme për realizimin e mësimit në pajtueshmëri me Konceptin e ri për Arsimin Fillor”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministri Jeton Shaqiri falënderoi Bankën Botërore që ndihmoi financimin e projekteve për modernizimin e arsimit.

“Nga muaji shtator në të gjitha shkollat fillore në vend do të jenë  në dispozicion mjetet e reja mësimore dhe ndihmëse në histori, gjeografi dhe lëndë të tjera nga grupi i shkencave shoqërore, ku orët mësimore do të jenë dukshëm më interesante për nxënësit dhe materiali mësimor do të jetë më i lehtë për t`u përvetësuar”, sqarojnë nga Ministria.