Franc Kafka “Metamorfoza”

Shkruan: Merita Abazi

Një mëngjez, Gregor Zamza, i cili me punën e vet e mbante tërë familjen, zgjohet nga gjumi dhe e sheh veten të shdërruar në kandër( insekt të madh sa ishte vet.

Gjithçka do të ndryshojë për Gregorin , megjithëse qenia e tij ishte po ajo dhe në shpirt ndihej njëlloj si më parë. Ai mendonte si njeri në trup të kandrës, babai e shihte si kandër e jo si bir, nëna e motra në fllim nuk mund ta paramendonin se ai insekt i ndohtë , i cili të mbillte frikë, e efsh, mund të qe djali dhe vëllai i tyre Gregori. Ato nuk mund ta kuptonin e as të binden se kandra e madhe , atje në dhomën e Gregorit mund të qe ai vet. nuk duan të hynë në dhomën e tij për ta pastruar, e kishin frikë ta shohin. Nana i alivanosej  kur e shihte , kështuqë vajza dhe babai e kursenin atë nga tronditja. Motra në fillim i çonte në tabakë qumështin me atë që ai e donte më shumë,  edhepse qumështi i ngrohtë ia guduliste ndjenjën e ushqimit të dashur , kur i  afrohej , ai vërente  se nuk mund ta konzumonte ushqimin e dashur. Gregori mendonte si njeri, në fillim nuk i shkonte mendja se mund të mbetej në formën e re, por duke i parë familjarët më të afërt se si fillimisht ia mbyllnin derën dhe ia venin një kovë mbeturinash që ai në fillm i hante me ëndje, por me kohë filloi t’i ndërpritet oreksi kur vuri re se më filluan të mos mendojnë për atë,  kur morën kiraxhi.

Familja Zamza nuk kishte të ardhurat e as rrogën e GREGORIT , I CILI ISHTE I VETMI BURIM I MIRëMBAJTJES familjare, atij  ia shprazën dhomën, orenditë, e ai lëvizte nëpër muret e dhomës duke lënë pas vetes një lëng të ngjyrosur, ngjitës e shndritës, dhe një mbrëmje kur ai më kuptoi se ishte i padëshirueshëm si i tillë,  e i shkreti Gregor, ende e mendonte shkollimim  motrës në shkollën  e muzikës; andaj një mbrëmje kur ai i joshur nga loja e pianos që e dëgjonte del nga dhome, e kur e shohin qiraxhinjtë,  ikin.   Baba i zemëruari e gjuan me mollë në shpinë, që i ngulet brenda guallit në shpinën e tij. Kështu ai  bëhe shkaktari i infektimit të tij. Kjo e bëri Gregorin,të  kuptojë se ishte i tepërt dhe i huaj në atë shtëp. Ai  nuk ha asgjë dhe vdes dalëngadalë. Shërbëtorja ia merr trupin dhe ia hedh në kontejner. Familja Zamza e shet shtëpinë e tyre të madhe , e blejnë një më të vogël e transferohen diku tjetër.

Kjo është historia e dhimbshme e Gregori Zamzës, një dëshmi e një vërtetësie jetësore në një shtet kapitalist ku interesi dhe paraja e luajnë rolin kryesor në jetën e njeriur. Unë këtë e sqaroj në këtë mënyrë. Ne si familje, anëtarë, punëtorë (që kontrolloheshin me minuta nga punëdhënësit, duke i vizituar prokurorët që venin nëpër   shtëpi të tyre që të vërtetoheshin se shkaku i mosardhjes ka arsye ose nuk  ka arsye), jemi në shuplakën e hapur të shtetit. Ato individë që janë të padëshiruar me apo pa asnjë arsye, hiqen nga shuplaka dhe hidhen në mbeturina. Ai individ më nuk egziston, sepse është i mohuar nga më të afërmit, shtetit e shoqërisë, njësoj si GREGORI ZAMZA

Parimi i Kafkës është ai i vetëmbrojtjes , shtypjes dhe dhunës që ushtrohet mbi ne, e që janë të padrejta…e ne  duhet t’u hapim rrugë: të bëhemi të vockël fare ose të shndërrohemi në insekt.