Flakë në shpirt…!

Një flakë në shpirt
në zemër më djeg
e heshtur si natë
si det – e qetë!

E pastër si uji
nga gurra e malit
si lotët që rrjedhin
nga dy sytë e ballit!

Si vullkan i ndezur
si llavë vërshimesh;
-është malli për vendlindjen
ajo dritë agimesh!

Autor: Neshat Dauti