Filloi shitja e biletave për ndeshjen e ardhshme të Maqedonisë së Veriut

Tifozët e Maqedonisë së Veriut do të mund që përmes formës elektronike të furnizohen me bileta për ndeshjen e ardhshme kundër Skocisë, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja Skoci – Maqedoni do të luhet më 13 nëntor, duke filluar nga ora 20:45.

Për tifozët mysafirë janë paraparë fillimisht 539 bileta në sektorin A2, por me mundësi plotësimi edhe me 860 bileta në sektorin A3.

KËTU mund të blihen biletat për ndeshjen që do të luhet në Glasgou në kuadër të Ligës së Kombeve.