Federata i caktoi ekipet e balotazhit për kualifikim në Ligën e Dytë

Të dielën do të luhën ndeshjet e balotazhit për t’u kualifikuar në Ligën e Dytë në Maqedoninë e Veriut. Ndeshjet do të luhen më 28 maj nga ora 17:00, transmeton Portalb.mk.

“Sot në “Shtëpinë e Futbollit” u hodh shorti për ndeshjet e balotazhit për plotësimin e Ligës së Dytë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht u përcaktua edhe vendi i ndeshjeve për të tri ndeshjet e balotazhit”, sqarojnë nga Federata.

Në Stadiumin e Qytetit në Kërçovë do të luan Novaci kundër ekipit të Vardarit nga Negotina, në Tetovë do të luan Bashkimi kundër Vëllazërimit, kurse në “Boris Trajkovski” në Shkup do të luan Koçani Osogova kundër Teteksit.