Gjyqtari i dënuar për korrupsion në Maqedoninë e Veriut, do të lirohet 10 muaj më herët
Ish gjyqtari suprem Naqe Georgiev i cili u dënua me 3 vjet burg pasi u kap në flagrancë duke pranuar ryshfet në vlerë prej 10 mijë eurosh, do të lirohet nga burgu 10 muaj më herët, pasi Gjykata e Apelit e ka pranuar kërkesën për liri me kusht, raporton Alsat.
“Gjykata e Apelit miratoi vendim me të cilën e pranoi ankesën e të dënuarit N.G. dhe vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit e ndryshoi, kështu që i dënuari lëshohet nga mbajtja e dënimit më datë 20.07.2026, me kusht që deri në skadimin e lirisë me kusht 20.05.2027 të mos kryejë vepër të re penale”, deklaruan nga Gjykata e Apelit.
Arsyet për shkurtimin e dënimit, sipas gjykatës është mosha dhe sjellja e të dënuarit Georiev.