Fabrika izraelite e cila ishte cak i një sulmi terrorist në Çeki, ka biznese edhe në Maqedoninë e Veriut

Kompania izraelite Elbit Systems, fabrika e së cilës ishte cak i një sulmi terrorist në Republikën Çeke, ka edhe një kompani në Maqedoni, raporton Racin, përcjell Portalb.mk.

“Elbit Systems” është një kompani izraelite me një rrjet ndërkombëtar, biznesi i së cilës është teknologjia ushtarake dhe zbatimi i sistemeve të mbrojtjes dhe sigurisë.

E themeluar në vitin 1966 nga “Elron”, sot “Elbit Systems” është furnizuesi kryesor i pajisjeve për bazat tokësore dhe mjeteve ajrore pa pilot për ushtrinë izraelite. Konsiderohet një kompani e rëndësishme brenda kuadrit të industrisë mbrojtëse të Izraelit.

“Elbit Systems” ka edhe degë në të gjithë botën dhe u shet produktet e saj ushtrive të vendeve të ndryshme.

“Elbit Systems” në Maqedoni ka një portofol të konsiderueshëm biznesi. Ndër bizneset e para në vendin tonë janë ato që lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes kur në vitin 2011 themeloi dhe menaxhoi Qendrën e Trajnimit të Pilotëve si një Skuadro Trajnimi dhe Ushtrimesh brenda strukturës së Krahut Ajror të Komandës së Operacioneve.

Në 10 vjet, kur në vitin 2020, qendra iu dorëzua Ministrisë së Mbrojtjes, 27 pilotë u diplomuan nën trajnimin profesional të ekspertëve izraelitë, 25 prej të cilëve ishin për nevojat e Ushtrisë dhe Ministrisë së Brendshme, dhe dy të tjerët ishin nga vendet e rajonit.

Elbit Systems regjistroi dy kompani në Maqedoni. Njëra, e cila tani është në likuidim, sipas portalit Companyvol, është regjistruar në vitin 2008, si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar me Kapital të Vetëm ELMAK – ELBIT SYSTEMS MACEDONIA DOOEL Ilinden – në likuidim është regjistruar në BOSFOR 17 ILINDEN MRALINO, Ilinden, Republika e Maqedonisë së Veriut, Dan Ëolff është i listuar si drejtor i kompanisë.

Kompania e dytë e lidhur me Elbit Systems është kompania Cytrox, e cila kishte zyra në Shkup dhe ishte e lidhur me ish-inteligjencën izraelite dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përfshirë marrëdhëniet me Elbit Systems.

Cytrox u shfaq në Maqedoni në mars të vitit 2024 kur afera rreth spiunazhit të njohur si “Predator” (Predator spyëare) u zhvillua nga një skandal teknologjik në një çështje sigurie ndërkombëtare që përfshiu vendin tonë, Izraelin, Shtetet e Bashkuara, institucione evropiane dhe grupe të shumta kërkimore të pavarura, dhe kompania Cytrox AD u gjet në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara.

Një muaj më parë, afera “Predator” pati një zgjidhje gjyqësore edhe në Greqi pasi një gjykatë në Athinë më 26 shkurt 2026 shpalli fajtorë katër të pandehur në lidhje me spiunazhin komercial “Predator”, në një rast që tronditi vendin për shkak të mbikëqyrjes së gazetarëve, politikanëve dhe figurave të tjera publike.

E fundit, më e reja e lidhur mes Elbit Systems dhe Maqedonisë është udhëtimi i Ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski në Izrael vitin e kaluar kur ai vizitoi menaxhmentin e Elbit Systems dhe selinë e kësaj kompanie në Haifa.

“Me ftesë të kompanisë izraelite Elbit Systems, e cila është partneri ynë i hershëm në përmirësimin e sistemeve teknike dhe kapaciteteve të sigurisë së Ministrisë së Brendshme, veçanërisht në kuadër të projektit “Qytet i Sigurt”, aktualisht po qëndroj në Izrael”, shkroi në profilin e tij në Facebook, ministri i atëhershëm i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Ndyshe, kompania “Cytrox” (Cytrox AD) me seli në Maqedoninë e Veriut, së bashku me katër kompani të tjera dhe dy individë, në vitin 2024 është vendosur nën sanksione nga Departamenti i Kontrollit të Pasurive të Jashtme të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për rolin e tyre në zhvillimin e softuerit spiun “Predator”.