Eskavatorët sërish synojnë Kozhufin dhe lumin Doshnica, aktivistët u mblodhën në një bllokadë të re

Një grup aktivistësh nga Gjevgjelia, si dhe nga zonat përreth dhe nga e gjithë Maqedonia, njoftuan sot se ishin mbledhur përsëri për një bllokadë proteste në malin Kozhuf, pasi mësuan se autoritetet ia kishin zgjatur lejen për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël në lumin Doshnicë kompanisë që i ishte dhënë koncesioni, transmeton Portalb.mk.

Kjo ka qenë një nga temat më të nxehta ekologjike në vend për vite me radhë, dhe aktivistët kanë organizuar bllokada 24 orë në ditë për të parandaluar shkatërrimin e njërit prej lumenjve më të pastër në Maqedoni. Verën e kaluar, aktivistja suedeze Greta Thunberg erdhi në Kozhuf për të mbështetur përpjekjet për të ruajtur natyrën e paprekur të Kozhufit. Pastaj, në gusht të vitit të kaluar, kompania tërhoqi të gjitha makineritë e saj nga Kozhufi.

Tani, duket se rreziku i koncesioneve kontroverse për hidrocentralet në lumenj, të dhëna më shumë se dhjetë vjet më parë, është rikthyer, dhe kjo po i mobilizon përsëri aktivistët.

“Ne publikisht njoftojmë se e dimë që leja e ndërtimit për mini-hidrocentralin Doshnicë është zgjatur. Gjithashtu e dimë se po bëhen përgatitje për të futur mekineri me siguri, me qëllim që të largohen njerëzit dhe të largohet e vërteta. Por le të jetë e qartë – Doshnica ËSHTË E JONA! Nuk ka forcë që do të na detyrojë të heshtim ndërsa një nga lumenjtë e fundit të pastër dhe thesaret natyrore po shkatërrohet. U kujtojmë kryetarëve të komunave të Kavadarit, Gjevgjelisë dhe Demir Kapisë se ata nënshkruan kërkesën e paraqitur nga ne, aktivistët, për ndarjen e fondeve nga ribalancet e buxheteve komunale për përgatitjen e studimeve të kërkuara, një dokument që u nënshkrua edhe nga 13 akademikë. NE U BËJMË THIRRJE TË PËRMBUSHIN ATË QË KEMI NËNSHKRUAR! Informojmë publikun se që nga sot kemi filluar përsëri bllokadat. Do të qëndrojmë para ekskavatorëve, para mekanizimit dhe para çdo përpjekjeje. DOSHNICA ËSHTË E JONA! KOZHUFI ËSHTË I JONI!”, shkruan aktivistët në një postim në mediat sociale.

Ju kujtojmë transparencën e krytarit dhe zëvendësve të Qeverisë, se pika 1 e shtyrë e Seancës së 143-të të Janarit ende nuk e ka parë “ditën e bardhë” dhe se Përfundimi i pikës 22 të së njëjtës Seancë është në kundërshtim me të parën. Deri kur??? Ne kërkojmë transparencë. Çdo dokument që lidhet me këtë marrëveshje duhet të jetë publik. Çdo takim me investitorët duhet të dokumentohet dhe publikohet. Çdo mendim ligjor duhet të publikohet. MOS HARRONI SE KY ËSHTË VENDI YNË. Jo i politikanëve, jo i investitorëve. Lumi ynë, mali ynë, Maqedonia jonë. I juaji. I yni. Kemi të drejtë të dimë se çfarë po bëhet në emrin tonë. Kurthi është ngritur, por ende nuk është hedhur tutje. Ka ende kohë për të zgjedhur ndryshe”, shtuan ata në postim.