Është zbuluar njëri prej të dyshuarve për vjedhjen e një kasaforte marketi në Shkup

Prokuroria themelore publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër një të dyshuari 23 vjeçar për veprën penale Vjedhja e rëndë nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 të Kodit Penal. I dyshuari në natën ndërmjet 31 marsit dhe 1 prillit, së bashku me tre persona të tjerë, kanë hyrë në një market të mbyllur në rrugën Vostaniçka në Shkup, kanë marrë një kasafortë metalike në vlerë prej 12.000 denarë, qarkullim ditor në vlerë prej 228.000 denarë dhe cigare në vlerë prej 45.000. denarë, ose me vlerë të përgjithshme prej 285.000 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Ata kanë mbërritur para marketit me një automjet, duke përdorur mjetet përkatëse, kanë punuar në derën e hyrjes së marketit, por nuk kanë arritur ta hapin. Njëri prej autorëve ka ndezur mjetin dhe goditi me pjesën e pasme, duke thyer të dyja dyert rrëshqitëse. Më pas së bashku me të dyshuarit e tjerë i kanë çmontuar dhe i kanë vendosur pranë hyrjes së tregut. Përmes hapjes së bërë në këtë mënyrë, i dyshuari së bashku me persona të tjerë kanë hyrë në hapësirën e dedikuar për punonjësit nga ku kanë marrë kasafortën metalike me qarkullim ditor dhe cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Meqenëse ekzistojnë rrethana që qartë tregojnë rrezik për arratisje, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Policia po punon për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij.