Policia arrestoi babain e vajzës së mbajtur peng në aeroportin e Hamburgut
Policia lokale në Hamburg ka thënë se është liruar një vajzë e vogël, e cila është dyshuar të jetë marrë peng nga babai në aeroportin e Hamburgut, transmeton REL.
Për 18 orë, aeroporti ka qëndruar i mbyllur.
Burri e ka drejtuar makinën përtej kufizimit të sigurimit dhe ka hyrë në pistën e aeroportit në mbrëmjen e së shtunës, bashkë me të bijën katërvjeçare.
A man with a weapon imprisoned a child in his car, disrupting the work of the airport in Hamburg: “A man, armed and entered the territory of Hamburg airport in an Audi, set up a barricade in a car with a child and stopped the work of the airport. Ignoring the security zones, he… pic.twitter.com/oPTFlbmYa0
— Petar Malbasic (@MalbasicPetar) November 5, 2023
Ai më pas e ka parkuar makinën nën një aeroplan.
Në fund, ai është dorëzuar para autoriteteve “pa rezistuar”, sipas policisë, e cila e ka arrestuar.
“Fëmija duket se nuk është lënduar”, ka thënë policia përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.
Incidenti ka rezultuar me shtyrje dhe anulim të dhjetëra fluturimeve.