Është arrestuar një tifoz nga Sllovakia, 10 të tjerëve iu ndalua hyrja në RMV

Një shtetas sllovak është ndaluar dhe dhjetë personave të tjerë u është refuzuar hyrja në Maqedoninë e Veriut pas një incidenti në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku grupi u raportua për sjellje agresive dhe të papërshtatshme gjatë fluturimit dhe pas uljes, transmeton Portalb.mk.

Incidenti u raportua në SPB Shkup mbrëmë, rreth orës 20:30, nga shërbimet e aeroportit dhe Qendra Rajonale për Çështjet Kufitare veri.

U raportua se disa persona, të cilët ishin pjesë e një grupi tifozësh dhe ishin nën ndikimin e alkoolit, nuk i respektuan rregullat e avionit që mbërriti nga Sllovakia. Ata u sollën në mënyrë agresive dhe ngacmuan pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin.

Ministria e Brendshme thotë se L. T. (38) nga Sllovakia është ndaluar dhe se kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse pasi rasti të dokumentohet plotësisht.

10 personave të tjerë nga Sllovakia iu refuzua hyrja në vend për arsye sigurie.