Edi Sherifovski do të garojë i treti nga ekipi i RMV-së në garat olimpike

Në prezantimin e djeshëm të Lojërave Olimpike në Paris, në lumin Sena u valëvit edhe flamuri i Maqedonisë së Veriut në duart e ekspeditës sportive nga RMV, transmeton Portalb.mk.

Organizatorët vendosën që delegacionet e pjesëmarrësve të parakalojnë nëpër kryeqytetin francez para sportdashësve, në vend që ta bëjnë këtë në ndonjë stadium.

Ekipi nga RMV përbëhet nga gjashtë sportistë, plus trajnerët e tyre, ndërsa flamuri u valëvit nga Dario Ivanovski dhe Mila Reljiç.

Nga gjashtë olimpistët, i pari do të performojë 16-vjeçari Nikola Gjuretanoviç. Ai po performon sot në pishinën olimpike në Paris (rreth orës 11:45), kur janë planifikuar kualifikimet në garën e 400 metrave stil i lirë.

Më 28 korrik në ora 09:15 në arenë do të dalë edhe Anastasia Mojsovska. Olimpistja maqedonase në gjuajtje me hark do të përpiqet të arrijë renditjen sa më të mirë në kualifikimet në disiplinën e saj.

I treti është Edi Sherifovski, i cili në arenën e xhudos do të paraqitet më 30 korrik, kur janë planifikuar edhe ndeshjet në kategorinë e tij deri në 81 kilogramë.

Më pas, më 8 gusht do të jetë performansa e Mila Reljiçit, shpresës së madhe për medalje, kur janë planifikuar luftimet në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Performacë e mirë pritet edhe nga Vladimir Egorov. Atë do ta shohim në raundin e parë në 1/8 e finales më 8 gusht, nga ora 11:30. Ndeshjet në revansh janë planifikuar për më 9 gusht, në orën 11:00.

Këto Lojëra Olimpike do t’i përfundojmë me garën maratonë të Dario Ivanovskit, i cili do të vrapojë në rrugët e Parisit më 10 gusht.

Ndryshe, me ne në të njëjtën anije ishin edhe flamujt e ekipeve të vogla të Luksemburgut dhe Madagaskarit.