Edhe katër ditë keni mundësi për aplikim për trajnim, praktikë me pagesë dhe vizitë studimore në SHBA

Deri më 1 mars është i hapur konkursi për të studentët e rinj, gazetarët, anëtarët e sektorit qytetar, aktivistët ose entuziastët e interesuar të aplikojnë për punëtorinë treditore për Verifikimin e fakteve dhe mjeteve tjera në luftën kundër dezinformatave, që organizohet nga Fondacioni Metamorfozis në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarët, transmeton Portalb.mk.

Gjashtë pjesëmarrësit më të mirë në serinë e tri punëtoreve, njëra prej të cilave është mbajtur, do të kenë mundësi për praktikë njëmujore me pagese në njërën nga tri organizatat mediatike në Fondacionin Metamorfozis (Vërtetmatësi, Meta.mk dhe Portalb.mk.) gjatë verës.

Tre më të mirë, përsëri, do të shkojnë në vizitën njëjavore studimore në SHBA me Qendrën Ndërkombëtare të Gazetarëve në Uashington.

Trajnuesit e punëtorive, që do të ligjërojnë në gjuhën angleze, janë gazetarë të njohur nga SHBA-ja, si dhe gazetarë nga Fondacioni Metamorfozis.

Trajnimi do të mbahet në Veles nga 13 deri 15 mars, ndërsa pjesëmarrësit do të kenë mundësi nga verifikuesit më të mirë të fakteve të mësojnë të njohin dhe të ekspozojnë definzofmrat dhe lajmet e rrejshme dhe përmes punës praktike të mësojnë mënyrat e verifikimit të fakteve. Kjo është e një rëndësie të veçantë pasi jetojmë në një kohë që jemi dëshmitare të një numri të madh të informatave të rrejshme dhe dezinformove në jetën e përditshme, diçka që mund të sjellë deri te dëmet serioze, por edhe pasoja globale.

Të gjithë të interesuarit do të mund të aplikojnë përmes formularit KËTU.

Ngjarja është pjesë e projektit “Gazetaria për gjeneratat e reja”, që realizohet nga Fondacioni Metamorfozis e realizon në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetari (International Center for Journalists – ICFJ), ndërsa me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, në periudhën prej shtatorit të vitit 2023 deri në korrik të vitit 2024.