SHBA i ofroi Turqisë avionë F-35 nëse Ankara heq dorë nga raketat ruse S-400

Uashingtoni do t’i lejojë Ankarës ta blejë aeroplanin e tyre të avancuar luftarak F-35 nëse heq dorë nga blerja e raketave S-400 nga Rusia. Por, siç njoftoi Dorian Jonnes nga Stambolli, raketat mbeten simbol i fuqishëm i forcimi të lidhjes turko-ruse, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton Portalb.mk.

Tema e blerjjes së aeroplanëve luftarak të avancuar F-35 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mundet sërish të jetë në rend dite në Turqi. Ankara u përjashtua nga programi i aeroplanëve, pasi që blejti raketa kundërajrore ruse S-400, për të cilat Uashingtoni thotë se janë teknologji e kompromentuar e F-35.

Mirëpo, gjatë vizitës në Stamboll muajin e kaluar Zëvendës Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Viktoria Nuland, ofroi sërish shitjen e avionëve nëse raketat ruse hiqeshin në një vend të tretë. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan tregoi se Ankaraja mund të jetë e hapur për një marrëveshje të tillë.

“Blerja e raketave kundërajrore ishte rast i papreceden. Mendoj se disa njerëz në kabinetin e Erdoganit e pranojnë gjithashtu se ky ishte një gabim i madh. Blerja e S-400 na kushtoi shumë shtrenjtë”, thotë profesori Onur Isci nga Universiteti Kadir Has.

Blerja e raketave S-400 nga Turqia, thonë analistët, është simbol i fuqishëm i forcimit të lidhjeve së saja me Rusinë dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me Uashingtonin.

Kontrata është nënshkruar në kohë mosbesimi, sepse Ankara e fajësoi Uashingtoni për përfshirje në një përpjekje të dështuar për sulm të shtetit në vitin 2016, një akuzë që SHBA e ka mohuar.

Lidhjet e Turqisë me SHBA-në po përmirësohen me ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO nga ana e Turqisë, ndërsa SHBA në këmbim lejoi shitjen e avionëve F-16 në Turqi.  F-16 janë inferiorë ndaj avionëve F-35, të cilët fqinji dhe rivali Greqia duhet t’i blejë si pjesë e modernizimit të saj ushtarak.

Megjithatë, analistët thonë se nëse Ankaraja do ta pranojë ofertën e Uashingtonit për avionë F-35 në këmbim të heqjes së raketave të prodhuara nga Rusia, duke ia dhënë ato një aleati turk si Azerbajxhanit apo Katarit apo ndoshta Libisë, varet nga zhvillimi i përmirësimeve të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

“Turqia mund lehtësisht të heqë dora nga S-400, është vendim politik, nuk është nevojë luftarake, Deri më tani, S-400 i kanë ndihmuar Turqisë të rrisë negociatat me NATO-n dhe SHBA-në”, vlerëson Husein Bagchi nga Instituti për Politika të Jashtme.

Blerja e raketave ruse nga Ankara vlerësohej si një triumf diplomatik për Moskën, që e ndan Turqinë nga aleatët e saj të NATO-s. Heqja e raketave, thonë analistët, do të ishte një fitore e rëndësishme, por, këtë herë, për Uashingtonin.