Ebubekr Neziri nga RMV u shpall nënkampion ballkanik në karate, fitoi medaljen e argjendtë në Stamboll

Një sukses i rëndësishëm në fushën e sportit vjen nga Maqedonia e Veriut. Karateisti i ri, Ebubekr Neziri, ka arritur të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë, raporton Portalb.mk.

Pas suksesit të tij si kampion i Maqedonisë në karate, Neziri përfaqësoi shtetin në Kampionatin Ballkanik të Karatesë, i cili u mbajt në Stamboll, Turqi. Në konkurrencën e fortë me sportistë nga vendet e Ballkanit, ai arriti të sigurojë vendin e dytë në kategorinë e tij, duke u shpallur nënkampion ballkanik.

Ky rezultat përbën një arritje të rëndësishme për sportistin e ri dhe një prezantim dinjitoz të Maqedonisë së Veriut në skenën sportive ndërkombëtare.