Dorëheqja e Kovaçevskit dhe Xhaferit në seancën e Kuvendit nga 22 deri më 28 janar

Kuvendi bën me dije se pas koordinimit të parë të mbajtur në vitin 2024 në periudhën 22-28 janar, në seancë plenare do të gjenden dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit, transmeton Portalb.mk.

Përpos këtyre, në seancë plenare do të gjenden edhe procedurat e mëposhtme:

– Njohja e dorëheqjes së Kryetarit të Qeverisë dhe Kryetarit të Kuvendit
– zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit
– informimin e Presidentit të Shtetit për caktimin e mandatit për Kryetarin e ri të Qeverisë
– Zgjedhja e Qeverisë, ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendësministrave shtesë.
– Përcaktimi i përfundimit të mandatit të deputetit dhe verifikimi i mandatit të një deputeti të ri nga NjZ 5.

Nga atje shtojnë se deri në përfundim të këtij mandati nuk do të ketë seancë për çështje parlamentare, ndërsa e para do të mbahet pas mandatit 100 ditor të Qeverisë së zgjedhur në zgjedhjet parlamentare.

Më 28 janar pritet të formohet Qeveria teknike dhe se do të respektohet marrëveshja që kryeministri të jetë nga radhët e BDI-së, i cili nga kjo parti është propozuar Talat Xhaferi.

Partitë politike të përfaqësuara në Kuvend në mbledhjen e liderëve ranë dakord që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 maj, e mërkurë, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë më 24 prill, po ashtu e mërkurë.

Ndryshe, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Nëse janë më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj për raundin e dytë, atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje.